LAJMI I FUNDIT:

Gratë saudite tanimë mund të bëhen edhe pjesë e ushtrisë

Gratë saudite tanimë mund të bëhen edhe pjesë e ushtrisë

Gratë në Arabinë Saudite tani mund të marrin armët dhe të hyjnë në ushtri, profesioni më i fundit në mbretëri për t’u lejuar për femrat.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendet e punës janë hapur gradualisht për gratë saudite, pjesëmarrja e rritur e të cilave në fuqinë punëtore është pjesë e planeve të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të transformuar ekonominë më të madhe të botës arabe.

Kështu, tani është e zakonshme të shohësh gra saudite që punojnë si arkëtare në qendrat tregtare dhe marrin role që më parë ishin të kufizuara vetëm për burra.


Plani për të lejuar gratë në ushtri u njoftua për herë të parë në 2019, të njëjtin vit që mbretëria tha se do të lejojë gratë të largohen nga vendi pa leje nga një i afërm mashkull, një hap i madh drejt përfundimit të një sistemi kufizues të kujdestarisë që është kritikuar rëndë në brenda dhe jashtë vendit.

Kjo erdhi pasi Arabia Saudite në 2018 lejoi gratë të vozisin dhe i dha fund statusit të saj si vendi i fundit në tokë që ndalon gratë të bëjnë një gjë të tillë.

Përveç kritereve të zakonshme të peshës dhe gjatësisë, aplikantet femra të ushtrisë duhet të kenë të paktën një shkollim të mesëm.

Por aplikantet e martuar me të huaj nuk do të pranohen, citohet të ketë thënë Arab News.

Vetëm vitin e kaluar, ministri i Drejtësisë caktoi 100 gra si noterë publike dhe në janar një zyrtar qeveritar tha se Arabia Saudite do të fillojë emërimin e gjykatësve femra.

Deri në ndryshimin e fundit gratë kishin mundësi të kufizuara kur kërkonin punë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori