“Gjatë disa javëve të fundit për fat të keq jemi dëshmitarë se epidemia me coronavirusin jo vetëm që nuk po zbehet por përkundrazi edhe më tepër ka rritur intensitetin e saj, gjë që reflektohet me një numër të madh të personave të infektuar. Kjo situatë çoi deri tek propozimi i masave të reja, një pjesë e të cilave janë pjesë e shërbimeve të inspektoratit ndërsa një pjesë janë kompetencë e organeve tjera me të cilat shërbimet tona bashkëpunojnë”, deklaroi Magdalena Grashkoska, kryetare e Këshillit Inspektues e cila njëherit paralajmëroi edhe kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve.
“Do të vazhdojnë kontrollet në teren dhe shqiptimi i gjobave atje ku do të regjistrohen parregullsi, apo mosrespektim i protokolleve shëndetësore. Shpresojmë se do të rritet vetëdija kolektive dhe përmes respektimit të masave për shëndetin publik të gjithë bashkë do të kontribuojmë për zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit.
Në seancën e djeshme qeveritare u miratua propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) që parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia. Këto masa do të shpallen sot në gazetën zyrtare dhe menjëherë do të hyjnë në fuqi. Andaj apelojmë deri tek operatorët ekonomik që të respektojnë këto vendime dhe masa”, tha Grashkoska.
Grashkoska gjithashtu njoftoi se Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar nga gjithsej 5243 vendime për izolim të personave me Covid-19 dhe personave që kanë kontaktuar me të infektuarit nga Covid-19, ka kryer 160 kontrolle, nga ku janë konstatuar 13 mosrespektime të vendimeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër