Edicioni i sivjetmë i basketbollit kosovar nuk pati ndonjë ndryshim të madh krahasuar me ata të mëhershmit, kur është fjala tek hapësira që e patën basketbollistët vendorë në skuadrat e tyre. Superliga u mbipopullua nga të huajt, disa prej të cilëve realisht nuk treguan cilësi aspak më të madhe se sa vendorët.
Zyrtarët e klubeve dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës vazhdimisht deklarojnë se nga edicioni i radhës do të ndryshojë qasja, në mënyrë që vendorët të kenë rol më të rëndësishëm në klubet përkatëse, por gjendja, së paku deri tani, nuk ka ndryshuar. Në mesin e atyre që theksojnë se duhet ndërruar kjo strategji është edhe Valdet Grapci, për të cilin ky edicion ishte i fundit si basketbollist aktiv.
“Mendoj se vendorët duhet të kenë më tepër hapësirë, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund të kaliten dhe të fitojnë përvoja për ndeshje të mëdha. Tash e sa vjet jemi dëshmitarë se skuadrat tona po bazohen shumë në lojtarët e huaj, prandaj nuk po kemi basketbollistë të rinj vendorë që po dalin në sipërfaqe dhe një kohë të gjatë janë të njëjtit lojtarë që e bartin barrën kryesore në skuadrat e tyre”, ka thënë Grapci. /Arena/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë