LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e 1 mln eurove, shqiptari mes të dyshuarve

Grabitja e 1 mln eurove, shqiptari mes të dyshuarve

Tre persona të dyshuar janë marrë në pyetje nga policia, për grabitjen spektakolare të mbi 1.000.000 € në mënyrë fare të qetë të dielën e kaluar, më 2 tetor, në degën e një Banke brenda aeroportit "Eleftherios Venizelos".

Dy burra dhe një grua që dërguan në policinë e Atikës deri më tani nuk kanë pranuar autorësinë e grabitjes, raportoi BW.

Policia bën të ditur se një burrë dhe gruaja janë grekë, ndërsa tjetri është me kombësi shqiptare. Burimet policore thonë se disponojnë dëshmi për përfshirjen e tyre në grabitje.

Plani i përkryer i grabitësve që hynë në bankën e aeroportit të veshur si inxhinierë e teknikë, ka provokuar shumë pyetje dhe policia e kishte deklaruar rastin të "çuditshëm."/Telegrafi/