LAJMI I FUNDIT:

Grabiti me armë Western Unionit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Grabiti me armë Western Unionit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet V.H për shkak të dyshimit se nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë 450 euro në filialen e Western Unionit në Pejë.

Sipas Gjykatës, më datë 20 gusht, rreth orës 14:25 minuta, në Pejë, në filialin e Western Unionit, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, i armatosur me pistoletë të llojit të panjohur dhe me kanosje serioze nën kërcënim me armë ndaj të dëmtuarës ka kryer vepër penale të grabitjes, në atë mënyrë që gjersa kishte kapele në kokë pasi hyri në filialin e lartcekur me pistoletë në dorë të njëjtën ia drejton të dëmtuarës nga e cila kërkon që t’ia dorëzon të hollat dhe menjëherë kalon nga ana tjetër e banakut ku nga arka merr të holla në shumë prej 450 euro dhe pasi që e dëmtuara bërtet, i pandehuri largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

“Me këto veprime i pandehuri V.H dyshohet se ka kryer veprën penale grabitje. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar nga data 04.10.2018, e deri me datë 03.11.2018”, thuhet në komunikatën e gjykatës.


Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori