LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, kërcënohet 18 vjeçarja se do të publikohen fotografitë e saj

Gostivar, kërcënohet 18 vjeçarja se do të publikohen fotografitë e saj

Vajzë 18 vjeçare nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, dje në stacionin policor në Gostivar ka denoncuar person nga Tetova për shantazh.

Nga SPB Tetovë informojnë se vajza është përballur me shantaz dhe kërcënime nga ana e 20 vjeçarit nga Tetova, i cili nëpërmjet porosive dhe telefonatave ka kërkuar prej saj 400 euro, në të kundërtën ka thënë se do të publikojë fotografi të saja. Fotografitë me të cilat është shantazhuar vajza janë marrë nga profili i saj në rrjetet sociale.

Pas denoncimit, nga policia thonë se është zbuluar identiteti i personit që ka kryer shantazh dhe thuhet se do të ftohet për bisedë në polici.


Këtë vit, në rajonin që mbulon SPB Tetovë, janë regjistruar pesëdhjetë raste të keqpërdorimit të të dhënave personale, fotografive, video incizimeve dhe mashtrimeve nëpërmjet rrjeteve sociale. Për këtë arsye, nga SPB Tetovë apelojnë deri te përdoruesite rrjeteve sociale dhe në veçanti personat e moshave më të reja të jenë të kujdesshëm gjatë shkëmbimit të të dhënave personale, fotografive dhe dokumenteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori