Google ka çaktivizuar të dhënat e trafikut në aplikacionin Maps për të mbrojtur ukrainasit

Google ka çaktivizuar përkohësisht të dhënat e trafikut të drejtpërdrejtë të ofruara nga aplikacioni Maps në Ukrainë dhe qëllimi është të mbrojë përdoruesit në këtë vend që u sulmua nga Rusia.
Veçoria e trafikut të drejtpërdrejtë përdor të dhënat anonime të vendndodhjes të mbledhura përmes pajisjeve Android për t’u treguar përdoruesve se ku janë bllokimet e trafikut dhe cilat dyqane kanë shumë njerëz. Megjithatë, ekspertët besojnë se të dhëna të tilla mund të shërbejnë si një pasqyrë e ecurisë së pushtimit. Një nga ekspertët tha se ai vuri re shenjat e pushtimit rus herët të enjten e kaluar, pasi vuri re një “bllokim trafiku” të pazakontë në kufirin ukrainas përmes aplikacionit Google Maps.
Google mori vendimin për të çaktivizuar funksionin e përmendur për të mbrojtur përdoruesit lokalë dhe pas konsultimeve me autoritetet ukrainase. Nuk ka më një qasje globale për funksionin, por ai është ende i disponueshëm për drejtuesit që përdorin navigimin kthesë pas kthese në rajon.
Të dhënat e vendndodhjes të mbledhura nga shërbimet e hartës shpesh japin rezultate të papritura. Kur aplikacioni i gjurmimit të fitnesit Strava publikoi një hartë të aktivitetit të përdoruesve në vitin 2017, ai zbuloi aksidentalisht vendndodhjet e disa bazave ushtarake amerikane që tregonin se ku ushtarët vraponin rreth aeroportit.
Gjithashtu, gjeolokacioni i Snapchat u përdor për të mbledhur foto dhe klipe nga fronti gjatë luftës në Irak. Me ose pa të dhëna për vendndodhjen, informacioni i shpërndarë në zonat e luftës në mediat sociale është bërë një mjet kyç për hetuesit, gazetarët dhe të tjerët.
Këto të dhëna zakonisht kombinohen me burime të tjera për të marrë informacion të besueshëm. Në rastin e bllokimeve të trafikut jashtë Ukrainës të enjten, hetuesit kanë shqyrtuar tashmë imazhet satelitore, ndërsa të dhënat e smartfonëve ndoshta janë gjeneruar kur civilët u ndaluan në barrikada, në vend të ushtarëve që përdornin telefonat celularë Android. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

BMW vonon Minin elektrik për shkak të "pasigurisë"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë