LAJMI I FUNDIT:

Gomarët më të kërkuar sesa automjetet

Gomarët më të kërkuar sesa automjetet

Pa marrë parasysh sa janë dembelë, përtacë dhe kokëfortë duket se megjithatë janë më të besueshëm se automjetet, së paku në Rripin e Gazës, ku për shkak të mungesës së karburanteve çmimi i gomarëve është rritur në mënyrë drastike.

Çmimet me të cilat shiten gomarët në rajonin e Rripit të Gazës nën kontrollin e Hamasit, kohëve të fundit, dhe që kur izraelitët kanë zvogëluar numrin e automjeteve të importuara si dhe sasinë e karburanteve, kanë kaluar ato që dikush ka mund t’i merr me mend.

Shitësi i gomarëve Odeh Odwan ka bërë të njohur që "shitja e gomarëve ditëve të fundit po ec më mirë se shitja e automjeteve", duke marrë parasysh mungesën e karburanteve, e edhe të automjeteve.

Odwan vlerëson që çmimi i një gomari në Gazë është dyfishuar rishtazi në gati 420 dollarë për gomarë.


"Edhe gomarët më në fund i pritën pesë minutat e veta", u ka thënë gazetarëve Odwan, duke tërhequr pas vetes me litarë disa kafshë që kohëve të fundit janë bërë shumë të çmuara.

Pos automjeteve, në Rripin e Gazës nuk arrijnë as pjesët rezervë për ato, andaj ato që prishen nuk mund të ndreqen.

Edhe nëse kanë automjet, nuk ka karburant, andaj çdo ditë e më shumë banorët lokalë po blejnë gomarë.

Sikur biznesi me automjete të përdorura, në Gazë ka filluar të merr hov tregu i gomarëve të përdorur.

Mahmud Shbair shpreson që do ta shes me çmim të mirë gomarin e tij të vetëm, i cili ende është në gjendje të mirë, të blejë një më të lirë, e me shumën e parave të fituara do të arrijë që për një kohë të jetojë një jetë më kualitative.

"Duhet ushqyer gomarin, mirëpo duhet ushqyer edhe të zotin e tij, i cili nuk është hiq më pak i uritur", ka thënë Shbair.