LAJMI I FUNDIT:

Golac: Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën që të luajë futboll

Golac: Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën që të luajë futboll

Eksperti serb për çështje të futbollit, Ivan Golac, ka shprehur shqetësimin e tij se Federata Serbe e Futbollit nuk do të mund të përballojë gjatë situatën karshi futbollit të Kosovës. Ai ka deklaruar për mediat serbe se Kosova do të luajë futboll me apo pa dëshirën e Serbisë.

“Fatkeqësisht ky tregim do të përfundojë ashtu si dëshiron dikush tjetër, dhe jo si kemi qejf ne. Por, tanët (serbët) duhet të thonë diçka rreth kësaj. Nëse “dikush atje” (FIFA) ka vendosur, atëherë është një betejë e cila zhvillohet me decenie dhe është tregim i përfunduar”, ka thënë Golac për ‘alo.rs’, transmeton Tribuna.

“Nuk e di se si mund të parandalohet Kosova të luajë futboll”, shtoi ai. Në anën tjetër, mediumet tjera serbe bëjnë me dije se ish-futbollisti serb, Dejan Stankoviq, do të zëvendësojë kryetarin e tanishëm të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiq. Sipas tyre, Stankoviq mund të takohet me Fadil Vokrrin në janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori