LAJMI I FUNDIT:

Goff dhe Brown të largohen nga Trepça?

Goff dhe Brown të largohen nga Trepça?

Basketbollistët e Trepçës nuk kanë treguar shumë cilësi në pjesën vjeshtore, por njëri ndër ata i cili dallohej ishte gjithsesi Joshua Brown. Megjithatë, ky basketbollist duket se i ka dhënë fund paraqitjes së tij në fanellën e “xehetarëve” , pasi siç merret vesh ai tashmë është larguar nga Trepça dhe ka kaluar në radhët e skuadrës islandeze Isafjordur.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me basketbollistin tjetër të huaj, Robert Goff, ndonëse ky nuk ka pranuar se kjo është e vërtetë, duke thënë se për momentin është në SHBA, por vetëm për pushimet e fundvitit dhe se do të kthehet në skuadër ku do të jetë edhe në garat pranverore.

Burimet nga skuadra mitrovicase bëjnë me dije se ardhja e basketbollistit spanjoll Alvaro Salvo është punë e kryer, por që drejtuesit e kësaj skuadre janë në bisedime edhe me një basketbollist të huaj për të cilin thonë se është tejet cilësor, por që për momentin nuk duan të flasin.

Sa i përket basketbollistëve vendorë, pritet që Besnik Azemi ta vazhdojë qëndrimin , sikur edhe disa të tjerë të cilët nuk kanë kontratë si Imer Tahiri, Gazmend Asllani e Valdrin Haxhiu, ndërkohë që të tjerët janë me kontratë dhe mbeten pjesë e Trepçës edhe në vazhdim të kampionatit në të cilën synohet njëra nga katër pozitat e para që sigurojnë pjesëmarrje në play –off. Trepça pas pjesës së parë të ETC Superligës është në vendin e tretë dhe nga 14 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 7 fitore dhe ka pësuar 7 humbje. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori