Telegrafi

Goditi me grushte drejtorin e një banke në Kukës, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë të mërkurë në Kukës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Office”.

Ky shtetas goditi me grushte, për shkak të detyrës, drejtorin e një banke në qytet dhe më pas është larguar nga banka.

Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16,813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës, dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

41-vjeçari akuzohet për veprat penale, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /Telegrafi/