LAJMI I FUNDIT:

Goditen kontrabandistët në Sarandë

Goditen kontrabandistët në Sarandë

Policia shqiptare ka sekuestruar një sasi mallrash kontrabandë dhe është vënë në kërkim të katër shtetasve, prej tyre dy doganierë në Qafë-Botë të Sarandës.

Mallrat janë sekuestruar në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.

Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion tip “Benz” me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollap, dyshekë, tapete etj.


Si autor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., dhe A.C., E.D., doganierë në PKK Qafë-Botë që kanë bashkëpunuar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar.

Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori