LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja rrezik në rrugë

Gjyshja rrezik në rrugë

Policia izraelite ka ndaluar një 95-vjeçare e cila po voziste mbi 130 kilometra në rrugën me kufizim të shpejtësisë prej 90 kilometrash në orë, shkruajnë mediat lokale.

Policët të cilët e kishin ndaluar ishin habitur me moshën e saj.

"Rruga ishte e hapur, prandaj i dhashë pak gaz", u ka thënë plaka.

Asaj i është marrë leja e vozitjes për një muaj dhe do të paraqitet në gjyq.