LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja blen dhurata për 200 familjarë të saj

Gjyshja blen dhurata për 200 familjarë të saj

Gjyshja nga Britania, Edith Abbey ka 90 vjet, mirëpo është ende vitale për të blerë dhurata për Krishtlindje për rreth 200 anëtarët e familjes së saj.

Kjo pensioniste nga Yorkshire ka 14 fëmijë, 85 nipa e mbesa, 40 stërnipa e stërmbesa dhe 20 stër-stër-nipa e mbesa – dhe rregullisht blen dhurata për të gjithë ata dhe disa familjarë të tjerë të afërt.

Përkundër faktit se ndodhet në karrocën e invalidëve, Edith e lumtur pret festat – ndërsa falë ndihmës së të bijës së saj Kathy Cooper, ajo viziton qendrat tregtare dhe blen dhuratat për familjarët e saj. /Telegrafi/