LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët Tahiri dhe Kelmendi pezullohen me 5 ndeshje

Gjyqtarët Tahiri dhe Kelmendi pezullohen me 5 ndeshje

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 28.03.2014. shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komesarëve të garave nga të gjitha nivelet garuese për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 25-26.03.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar materialit të arritur nga zyrtaret e takimeve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore solli këto VENDIME:

FATMIR TAHIRI; gjyqtar i kategorisë së parë të futbollit nga Mitrovica, në procedurë të pezullimit për zbritje të notës nga ; 3,0 ( mire ) në notë të ; 1,0 ( dobët ) nga ana e komisionit për gjyqtarë të futbollit për lëshime me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat nga ndeshja e javës së ; XX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drenica e zhvilluar në Prishtinë. DENOHET, me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

VISAR KELMENDI; gjyqtar – asistent i kategorisë së pare të futbollit nga Peja , në procedure të pezullimit për zbritje të notes nga ; 3,0 ( mire ) në notë të ; 1,0 ( dobët ) nga ana e komisionit për gjyqtarë të futbollit, për lëshime në kryerjen e detyrës së asistentit me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjës së javës së ; XX-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Drenica e zhvilluar në Prishtinë. DENOHET, me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore.

EMIN AJVAZI; kryetrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica, për largim nga pankina e hapsirës teknike ( për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Hajvalia e zhvilluar në Mitrovicë me datë 25.03.2014, DENOHET, me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore.


XHELADIN BEHLULI; Vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , për mos sjelljen e raportit zyrtar në përputhshmëri me udhëzimet në fuqi nga ndeshja e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( P ) – Flamurtari e zhvilluar në Prishtinë.DENOHET, me shqiptimin e masës disiplinore ; QORTIM, në bazë të Rregullores disiplinore.

SHPETIM RAMA; lojtar i klubit të futbollit “Ramiz Sadiku” nga Prishtina për ndëshkim me karton të kuq, në ndeshjen e javës së ; XVI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ramiz Sadiku – 2 Korriku e zhvilluar në Prishtinë,DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori