LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarët sërish në test, kurse dënimet iu zbuten

Gjyqtarët sërish në test, kurse dënimet iu zbuten

Para këtij kampionati, gjyqtarët e Superligës në futboll që ‘shpërbleheshin’ me notën 1, dënoheshin me pesë ndeshje mosdelegim në takime të Superligës, kurse më pas riktheheshin tri ndeshje në Ligën e Dytë, dy në Ligën e Parë, e pastaj sërish në Superligë.

Këtë herë gjyqtarët që dënohen rikthehen pas pesë ndeshjeve sërish në Superligë. Kjo ngjau me të dënuarit, Hajriz Hajdari e Nazmi Raci, të cilët këtë javë ishin në short. “Këtë rregull e kemi ndryshuar para fillimit të kampionatit bashkë me Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, pasi kemi konsideruar se rikthimi në Ligën e Dytë, për gjyqtarët që marrin notën 1, është i ekzagjeruar”, tha Hasani për Arenën.

Këtë fundjavë, anësori i parë në ndeshjen Trepça ’89 – Fushë Kosova, Armend Latifi, mori notën 2, që i bie të mungojë tri javë. Ndërkohë, Hasani bëri të ditur se më 9 tetor do të mbahet testi fizik, që është i dyti këtë kampionat. Testit do t’i nënshtrohen gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, kurse mbahen në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë

Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë

La Liga
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

La Liga
Arne Slot befason të gjithë me përfshirjen e sensacionit të Liverpoolit në listën e Ligës së Kampionëve

Arne Slot befason të gjithë me përfshirjen e sensacionit të Liverpoolit në listën e Ligës së Kampionëve

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori