LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ngrin pasurinë e pronarit të Albania Airlines

Gjykata ngrin pasurinë e pronarit të Albania Airlines

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ngrijë llogaritë bankare të pronarit të Albania Airlines, Ali Evsen, i cili hetohet nga Spanja dhe Shqipëria për pastrim parash. Në emër të zotit Evsen figurojnë miliona dollarë dhe euro pasuri në disa banka të nivelit të dytë në vendin tonë.

Njësia Task-Force në Prokurorinë e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, ka ngritur një skemë të riciklimit të parave, të cilat dyshohet se janë të ish presidentit egjiptian, Hosni Mubarak. Paratë transferoheshin nga Azerbajxhani në drejtim të Zvicrës dhe Qipros, për të përfunduar në Shqipëri. Megjithatë, në lojë janë futur edhe Greqia dhe Turqia, ndërsa së fundmi, miliona dollarë janë dërguar edhe në Spanjë, vend në të cilin është arrestuar Ali Evsen, raportoi e përditshmja Shqip./Telegrafi/