LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese shënon 9 vjetorin e themelimit

Gjykata Kushtetuese shënon 9 vjetorin e themelimit

Sot në Prishtinë me një ceremoni solemne Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të kremtojë vitin e 9-të.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me Kushtetutën.

Gjykata është themeluar në janar të vitit 2009. Me autoritetin e saj për shqyrtimin e legjislacionit dhe kërkesave individuale për shkeljet e të drejtave, Gjykata është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë dhe është arbitri më i lartë për interpretimin e dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.


Në ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, Gjykata Kushtetuese e Turqisë, Gjykata Kushtetuese e Maltës, Gjykata Kushtetuese e Letonisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e Vitit të 9-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese do të jenë edhe kryetari i Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), Gianni Buquicchio, si dhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh zëvendës-përfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias,  Grainne McMorrow.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori