Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për marrëveshjen e emigrantëve.
Kolegji i Gjyqtarëve ka vendosur të mos e pranojë padinë e PD-së zyrtare, nën argumentin se forca politike nuk legjitimohet si subjekt t’i drejtohet gjykatës pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.
Kjo ka qenë arsyeja pse padia e kërkuar si subjekt i PD-së me kryetar Lulzim Bashën është rrëzuar, pasi PD duhet të tregojë se ka interes të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë Gjyakata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan si hap të parë pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes dhe më pas shfuqizimin e saj si antikushtetuese.
Gjë e cila bëri dhe pezullimin e kalimit për votim në parlament të marrëveshjes në seancën e datës 14 dhjetor.
Në 18 janar Gjykata Kushtetuese pritet të mbajë seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PD-së për shfuqizimin ose jo të marrëveshjes.
Arsyet pse u refuzua kërkesa e PD sipas Gjykatës Kushtetuese:
Sipas nenit 134, pika 1, të Kushtetutës, partitë politike kanë të drejtën të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Megjithatë, sipas nenit 134, pika 2, të Kushtetutës ato kanë detyrimin për të provuar lidhjen e domosdoshme që duhet të ekzistojë ndërmjet interesave të tyre dhe çështjes kushtetuese të ngritur. I njëjti kusht për të provuar interesin në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare parashikohet edhe në nenin 52, pika 2, të ligjit organik të Gjykatës.
Gjykata vlerësoi edhe jurisprudencën e saj lidhur me legjitimimin e partive politike në procedurat e kontrollit abstrakt të akteve normative, në të cilën është shprehur se statusi i tyre, në kuptim të nenit 9 të Kushtetutës, si parti parlamentare ose roli që ato luajnë në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve në të gjitha fushat e jetës publike, nuk prezumon të mirëqenë interesin e partive politike për vënien në lëvizje të Gjykatës në kuptim të nenit 134, pika 2, të Kushtetutës. Interesi quhet i justifikuar nëse arrin të provohet nga vetë partia politike se pasoja negative është e drejtpërdrejtë, reale dhe, sipas rastit, e lidhur ngushtë me funksionet e saj (shih v endimet nr. 28, datë 30.06.2021 të Gjykatës Kushtetuese ).
Po ashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se mundësia e partive politike për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues ekziston edhe në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat gjithashtu duhet justifikuar interesi i tyre. Qëndrimi i mbajtur nga Gjykata në gjykimin kushtetues të marrëveshjes së detit ( vendimi nr. 15, datë 15.04.2010) nuk është i zbatueshëm në rastin konkret, pasi në atë rast Gjykata legjitimoi partinë politike parlamentare në kontekstin e një situate të veçantë institucionale që lidhej me procedurat në zhvillim e sipër të konstituimit të legjislaturës së re parlamentare dhe verifikimit të mandateve të reja të deputetëve. Duke analizuar këtë jurisprudencë, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se zhvillimet institucionale aktuale janë të ndryshme nga ato të rastit të marrëveshjes së detit, pasi legjislatura e Kuvendit është tërësisht funksionale dhe nuk ka ndonjë pengesë për subjektet e tjera të pakushtëzuara (përfshi 1/5-ën e deputetëve), siç ishte rasti në marrëveshjen e detit për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Gjithashtu, vlen të përmendet se Gjykata është duke e shqyrtuar tashmë kushtetutshmërinë e protokollit “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.
Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj , ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa