Gjykata Kushtetuese, laiciteti dhe mediat
Aktvendimi i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese më 30 Shtator 2011 është bërë shkas për keqkuptim dhe keqinterpretim nga shumë media, aktvendim ky i bërë nga kërkesa e Arjeta Halimit (e përfaqësuar nga Qendra për ndihmë juridike dhe zhvillim regjional CLARD).
Fillimisht kjo gjykatë, aktvendimin për papranueshmërinë e kërkesës së Arjeta Halimit për përmbarimin (ekzekutimin) e aktgjykimit CN nr. 24/09 të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, ku është vendosur në dobi te Arjeta Halimit, e ka cilësuar si të papranueshëm duke u bazuar në nenin 113.7. Në këtë nen thuhet “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me kushtetutë, mirëpo vetëm pasi te kenë shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese pika 68, gjykata konstaton se parashtruesja e kërkesës nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Rrjedhimisht kërkesa e palës nuk i plotëson kushtet për procedim të mëtejmë në Gjykatë n Kushtetuese.
Për çudinë e të gjithëve, si dhe duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 113.7, Gjykata Kushtetuese lëshohet në shqyrtimin e kërkesës.
Mediat kanë deklaruar se mbulesa nuk do të lejohet deri sa të ndërrohet neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke keqinterpretuar dhe keqinformuar. Neni 8 i Republikës tonë thotë se “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.
E qëllimshme apo nga padituria?!
Nëse shikojmë shtetet e BE-së, në të gjitha këto është e lejuar mbulesa në institucionet publike. A mos shtetet e Bashkimit Evropian nuk janë shtete laike? Të gjitha shtetet e BE-së janë shtete laike të deklaruara si të tilla në kushtetutat e tyre! Kjo nuk i ka penguar apo nxitur ato që të ndalojnë shtetaset e tyre që të mbajnë shami në institucionet publike. Nuk dëshiroj të lë hapësirë për të gjithë ata të cilët janë të painformuar apo të informuar gabimisht, për të reaguar në lidhje me atë se Franca e ka të ndaluar mbulesën në institucione publike, apo se në disa shtete të BE-së po diskutohet ndalimi i saj. Franca e ka ndaluar bartjen e nikabit (perçes) me të cilën bëhet mbulimi i fytyrës, ndërsa nuk është e ndaluar bartja e shamisë.
Në Kosovë abuzohet me termet, si “shtet laik”, duke mos e kuptuar definicionin korrekt të kësaj shprehje kur ka të bëjë me shtetin. Si rezultat i këtij keqkuptimi nuk duhet të lejohet mbulesa pasi që prishë laicitetin e shoqërisë. Ta sqarojmë më detajisht dhe shkencërisht se çka është laiciteti, për ata që po e keqkuptojnë.
Fjala laicitet rrjedh nga gjuha latine Laikos apo Laicus. Për herë të parë ky term në konotacionin e ndarjes së shtetit dhe fesë është përdorur ne Francë pas vitit 1870.
Laicitet do të thotë një ndarje e dallueshme e jetës fetare prej jetës publike, por jo ndarje absolute midis tyre, pasi që kjo është edhe e pamundur. Besimet fetare dhe praktikimi i tyre cila do qoftë ajo nuk duhet parë si të shkëputura nga veprimtaria publike, por si pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e tyre. Laicizmi bënë ndarjen gjegjësisht krijon pavarësinë e organeve shtetërore nga ato fetare, por kjo asnjëherë nuk nënkupton përjashtim në mes tyre.
Laiciteti nënkupton poashtu që të gjitha institucionet brenda një shoqërie duhet të bashkëpunojnë në të mirë të qytetarëve të vendit. Laiciteti nuk përkrahë asnjë fe, e as nacionalitet dhe as nuk ndalon manifestimin apo shfaqjen e tyre në shoqëri. Pra, laicizmi rregullon lidhjen në mes të shtetit dhe fesë si dy organe te pavarura nga njëra-tjetra, e përballë këtyre mbron lirinë e manifestimit të bindjeve të qytetarëve.
Mbulesa do të lejohej në institucionet publike në rast se Ministria e Arsimit, shkencës dhe teknologjisë do të shfuqizonte udhëzimin administrative 07/2009 dhe kjo nuk do të paraqiste pengesë për laicitetin e vendit tonë i cili parashihet me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ne si shoqëri duhet të shfaqemi ashtu si jemi, e jo të imponohemi e të detyrohemi të paraqitemi ndryshe nga ajo që jemi dhe të dukemi falso, për shkak te keqkuptimeve të dikujt. Laiciteti i institucioneve publike nuk qëndron te veshja, por qëndron tek pavarësia e tyre nga organet apo përfaqësuesit fetarë si dhe tek qëndrimet që mbajnë institucionet publike në raport me çështjet fetare.
(Autori i shkrimit ka përfunduar të gjitha provimet master në Universitetin e Prishtinës, fakulteti Juridik)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit
Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti