LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë e SHBA do të vendosë nëse Donald Trump mund të kandidojë për president

Gjykata e Lartë e SHBA do të vendosë nëse Donald Trump mund të kandidojë për president

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka funksionin e gjykatës kushtetuese, ka vendosur të shqyrtojë ankesën e ish-presidentit të shtetit, Donald Trump, kundër vendimit të Colorados për ta ndaluar atë të kandidojë.

Ata njoftuan se do të dëgjojnë rastin historik për të përcaktuar nëse ka pasur një gabim dhe nëse ai mund të kandidojë përfundimisht për president në zgjedhjet e vitit 2024 në atë shtet amerikan, raporton cnn.

Çështja do të shqyrtohet në muajin shkurt dhe vendimi do të zbatohet në të gjithë vendin. Vendimi i Gjykatës së Lartë për të dëgjuar apelin e Trumpit erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm nga 27 shtete depozituan një prononcim duke i kërkuar gjykatës të hedhë poshtë vendimin e Colorados.


Ka padi kundër Trump në një numër shtetesh për ta diskualifikuar atë nga gara presidenciale bazuar në pretendimin se ai mori pjesë në trazirat në Kongresit amerikan tre vjet më parë pasi humbi zgjedhjet.

Pyetjet ligjore se si do të zgjidhet kjo përfundojnë në faktin nëse një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile e bën Trumpin të papërshtatshëm për të kandiduar për president.

Kujtojmë se Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që “ka marrë pjesë në rebelim” të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit pretendojnë se kjo nuk vlen për presidentin.

Ndryshe, Trump u ankua gjithashtu për vendimin e zyrtarëve zgjedhorë të Maine për ta hequr atë nga fleta e votimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun në krizë? Netanyahu deklaron se nuk do t'i tërheq trupat nga Libani

Azia
Kalo në kategori