Mbijetesa e serbëve në Kosovë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e lidhur ngushtë me raportet e mira me qeverinë e Serbisë, kushdo që do ta përbëjë këtë qeveri. Serbët nuk mund të mbijetojnë të ndarë mes vete, aq më tepër duke kundërshtuar qëllimet kryesore të qeverisë së Serbisë. Kështu u tha mes tjerash të enjten në veri të Mitrovicës, gjatë një konference me gazetarë të organizuar nga Iniciativa Qytetare “SDP”, ku mori pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.
Milena Ivanoviq, bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit, ka lexuar letrën që ky i fundit e kishte dërguar nga burgu, në të cilën thuhej se Qeveria e Serbisë ka mbështetjen e plotë të Iniciativës “SDP”, Oliver Ivanoviq.
“Kjo Qeveri është duke dëshmuar rezultate dhe besojmë thellë se në periudhën e ardhme këto rezultate do të jenë edhe më të mira. Edhe pse i burgosur padrejtësisht, për arsye politike, jam në kontakte të vazhdueshme me bashkëpunëtorët dhe të gjitha vendimet sikurse deri tani, i arrimë me marrëveshje”, ka lexuar Ivanoviq letrën e bashkëshortit të saj.
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, tha se Oliver Ivanoviq ka qenë dhe mbetet simbol i luftës për liri dhe kundër padrejtësisë ndaj popullit serb në Kosovë.
Sipas tij, mbështetja e Iniciativës Qytetare “SDP” për kryeministrin aktual dhe partinë e tij në këto zgjedhje është e rëndësisë së veçantë, sepse dëshmon unitetin e popullit serb në këtë pjesë.
“Oliver Ivanoviq në rrethana të rastësishme tragjike të periudhës së kaluar, ka qenë dhe mbetet simbol i luftës për liri dhe simbol i luftës kundër padrejtësisë ndaj popullit serb në Kosovë. Mbështetja e tij Listës ‘Aleksa ndar Vuçiq – Serbia do të fitojë’, për neve është e rëndësishme dhe domethënëse dhe mendoj se kjo është edhe një shenjë e qartë se populli ynë në Kosovë po bashkohet rreth një politike që do të thotë forcim i institucioneve tona, forcim i prezencës tonë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik të shtetit tonë, dhe populli ynë në Kosovë ndjen thellësisht sa është e rëndësishme për mbijetesën e serbëve në Kosovë një qeveri e fortë në Beograd, Qeveri e cila e ka mbështetjen e pjesës më të madhe të qytetarëve”, ka thënë Gjuriq, transmeton KP.
Ai premtoi se qeveria e Serbisë së bashku me Iniciativën ‘SDP’ do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e Oliver Ivanoviqit nga burgu.
Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e SDP-së, njëherësh kryesuese e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur se partia e saj, në bazë të konsultave të anëtarëve të kryesisë, ka arritur marrëve shje që në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 27 prill, ta mbështesë Qeverinë aktuale serbe, përkatësisht kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
“Falënderojmë në punën e deritashme diplomatike shtetërore në të gjitha nivelet, si dhe punën që ka bërë ndaj procesit gjyqësor kundër liderit tonë. Shpresojmë të vazhdojë edhe më fuqishëm betejën për ndihmë popullit serb në Kosovë sepse ne në këto momente të vështira të mbijetesës në Kosovë, duhet të dëshmojmë se jemi unikë dhe se vetëm të bashkuar dhe unikë mund të mbijetojmë këtu”, theksoi Bozhoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit