Sipas një studimi, përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e gjumit kanë një përfitim të dyfishtë për ata që kanë probleme me gjumin për shkak të dhimbjeve kronike.
"Angazhimi në aktivitete fizike është trajtimi më i mirë për menaxhimin e dhimbjes. Shpesh, si pjesë e trajtimit, këshillohen ushtrime të ndryshme, fizioterapi, por kujt do t’i pëlqente të merrte pjesë në aktivitete të tilla kur i duket vetja si zombi?" – thotë studiuesja Nicole Lang nga Universiteti i Warwick.-ut, transmeton Telegrafi.
Në artikullin e publikuar në "PLos One" Lang tregon se kanë analizuar lidhjen midis gjumit të natës dhe aktivitetit fizik gjatë 24 orëve te pacientët me dhimbje kronike. "Ndërkohë që shumë nga pacientët detyroheshin të ishin aktiv pasi u fillonin dhimbjet, ne zbuluam se ata me që kryenin më shumë aktivitet fizik bënin gjumë të qetë natën", – thekson Lang.
Këta të fundit vendosën akselerometër për të matur aktivitetin fizik çdo orë gjatë një jave në dhomën e ndenjes apo gjumit. Ata mbajtën shënim në një ditar të dhënat mbi cilësinë e gjumit dhe nivelin e dhimbjeve. Më pas studiuesit i përdorën këto të dhëna për të përcaktuar, nëse cilësia e gjumit ndikonte në aktivitetin fizik të ditës. I vetmi parashikues i besueshëm për aktivitetin fizik ishte cilësia e gjumit.
Ky studim zbuloi se cilësia e gjumit, më shumë se dhimbja apo gjendja e keqe shpirtërore, është elementi kyç për aktivitetin fizik të së nesërmes.
Si përfundim, gjumi ka fuqi çlodhëse, gjë që anashkalohet shpesh_ në menaxhimin e dhimbjes. Një gjumë i mirë mund t’i ndihmojë pacientët të përmirësojnë aktivitetin e tyre ditor, si dhe cilësinë e jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania