Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë.
“Mendoj se nuk shkon dhe nuk i përshtatet natyrës së gjuhës shqipe Ilinditase sepse bëhet fjalë për një shenj që është Ilija. Nëse në gjuhën shqipe përkthehet sipas normave gjuhësore do të ishte dita e Ilisë dhe jo Ilinditase. Ky defekt i përpjekjes për të na imponuar një emër bazohet në tre komponentë. Njëri është gramatikor që e shpjegova, tjetri historik dhe ideologjik që nuk është në favor të shqiptarëve dhe i treti në aspektin fetar. Nëse i kthehemi historisë dhe i shohim të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me termin Ilinden neve si shqiptar nuk e shohim askund veten aty”, thotë profesori Vebi Bexheti.
Profesori Fatmir Sulejmani shpjegon se në fjalorin e gjuhës shqipe nuk ekziston termi Ilinditase. Sipas tij, ky nuk është vetëm dështim i klasës politike shqiptare por edhe i asaj intelektuale.
“Edhe unë si gjithë shqiptarët mbrëmë e dëgjova për herë të parë këtë term. Natyrisht mu duk interesant, një përkthim që nuk ka domethënieje të rëndësishme për ne. Siç e dimë, të paktën në të gjitha dokumentet historike Ilindenit i kemi thënë Ilinden dhe nuk e kemi përkthye Ilindita. Duket pak interesant dhe jo adekuat. Mua absolutisht nuk më pëlqen kjo. Do të duhet të ishte një emër që reflekton muti etnik, multi konfesional dhe multi kulturor”, thotë profesori Fatmir Sulejmani.
Nga Qeveria, për dy ditë nuk tregojnë nëse për përkthimin e propozimit të emrit të shtetit janë konsultuar me institucione dhe njohës të normave gramatikore të gjuhës shqipe./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025