LAJMI I FUNDIT:

Gjorgjiev: Qëllimi jonë nuk është të ndryshojmë historinë, por librat

Gjorgjiev: Qëllimi jonë nuk është të ndryshojmë historinë, por librat

Profesori Dragi Gjorgiev, i cili udhëheq ekipin nga Maqedonia në Komitetin e përbashkët mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore, thotë se qëllimi i tyre nuk është ndryshimi i historisë, por ndryshimi i librave të shkruar për historinë nga ana e të dy palëve.

“Në disa deklarata dhe publikime jemi quajtur tradhtarë, se e kemi shitur historinë maqedonase, se ajo që është shkruar në lidhje me historinë do të ndryshohet nga Bullgaria. Ne nuk e ndryshojmë historinë zyrtar, pasi detyre jonë nuk është ajo. Detyra jonë është të ndryshojmë librat e historisë nga ana e të dy palëve”, tha Gjorgjiev për BTV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, pala bullgare ka vërejtje se përgjithësisht në librat e Maqedonisë ka gjuhë të armiqësisë ndaj Bullgarisë.


I pyetur nëse pajtohet me vërejtjet e tilla, ai tha se pajtohet me disa argumente.

“Në disa libra fëmijët mësojnë se ‘bullgarët janë një fis mongol-tatar nga një grup etnik turk që janë marrë me rritjen e kuajve, gjueti dhe plaçkitje. Kjo sipas meje është e papranueshme dhe e panevojshme të qëndrojë në një libër”, tha Gjorgjiev.

Ndërsa tha se historianët maqedonas kanë pasur vërejtje pasi duke filluar nga shekulli i mesëm Maqedonia është trajtuar si territor bullgar i paçliruar.

Përndryshe, Komisioni i përbashkët për çështje historike dhe arsimore është formuar në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që u nënshkrua mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe deri tani ka mbajtur dy takime, ndërsa takimi i radhës është paralajmëruar në fund të muajit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori