LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka gjobitur pjesëtarin e saj i cili me automjet zyrtar kishte tejkaluar në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion nga një qytetarë, përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ për një kundërvajtje në komunikacion të shkaktuar nga policia.

“Policia, i ka marr veprimet e duhura dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin policor, i cili me automjetin zyrtar të policisë , shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Sojevë, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, e ftoi zyrtarin policor (M/SH/K) 61 vjeçar, dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, “ndaj tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka iniciuar edhe hetim të brendshëm diciplinor, sipas rregulloreve të policisë në fuqi”.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim , për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori