LAJMI I FUNDIT:

Gjoba për 132 shoferë në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Gjoba për 132 shoferë në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 132 gjoba.

“36 gjoba kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 6 për vozitje pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”.

“Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në të kuqe në semaforë dhe 33 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB./Telegrafi/