GJND-ja patentoi shtetësinë e Kosovës
(Në njëvjetorin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legjitimitetin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës)
Pas shumë përpjekjeve të popullit të Kosovës, dhe një rruge të gjatë prej çlirimit nga viti 1999, ajo me 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj. Orvatjet e Serbisë pas kësaj date ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga deklarata e saj për mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ndezja e pikave kufitare në Leposaviq dhe Jarinje e lobimi kundër njohjeve që po i bëheshin Kosovës. Mirëpo këto nuk ishin të gjitha ato aktivitete e orvatje të cilat fqinji verior i Kosovës i ndërmori.
Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës, konkretisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtarja e saj, Republika e Serbisë kërkojë që të miratohej një rezolutë në AP të OKB-së përmes të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës sa i përket pavarësisë së Kosovës, nëse kjo kishte thyer të Drejtën ndërkombëtare.
Në mbledhjen e saj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 63/3 të miratuar me votën e 77 vendeve, 6 ishin kundër, kurse 74 abstenuan, i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që të jap një mendim këshillëdhënës. Pyetja e cila iu parashtrua GJND-së ishte “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare?” Menjëherë pas kësaj procedure, duke u mbështetur në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i dorëzoj Gjykatës dosjet me dokumentet të cilat kërkoheshin për të kërkuar përgjigje pyetjes së parashtruar.
Në procesin gjyqësor u respektuan të gjitha procedurat, duke përfshirë afatet kohore të cilat ishin të nevojshme për paraqitjen e shteteve të interesuara për të marrë pjesë me deklaratat e tyre pro apo kundër. Shtetet të cilat morën pjesë me deklaratat e tyre, përveç dokumenteve me shkrim ato morën pjesë edhe në seancat dëgjimore. Për të prezantuar në gjykatë për veç palës e cila ishte e interesuar të dinte përgjigjen e pyetjes, edhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës morën pjesë gjatë gjithë procesit. Mirëpo, pala nga Kosova përfaqësohej nën emrin: “Autoret e shpalljes së njëanshme të pavarësisë”.
Përfaqësuesit e Kosovë përveç që morën pjesë në seancat dëgjimore, ata dhanë edhe kontributet e tyre me shkrim. Në fazën e parë të procesit 37 shtete dorëzuan deklaratat me shkrim, kurse në fazën e dytë 15 shtete paraqiten komentet ndaj deklaratave me shkrim. Në seancat dëgjimore mes 1 dhe 11 dhjetor 2009, argumentet e tyre i paraqiten 29 shtete. Rëndësia e veçantë e këtij procesi gjyqësor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë, është se ishte hera e parë në historinë e Gjykatës që të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina), kanë marrë pjesë në një proces këshillëdhënës. Ekipin e Republikës së Kosovës e drejtonte eksperti ligjor Sir Michael Wood.
Gjykata, përgjigjen e saj në lidhje pyetjen e parashtruar, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e dha me 22 korrik të vitit 2010. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada në një seancë publike e lexojë mendimin e këtij organi të drejtësisë ndërkombëtare.
Për të respektuar procedurat dhe rregullat e kërkuara, Gjykata së pari shtjellojë nëse kjo ka juridiksion për t’ju përgjigjur pyetjes së kërkuar. Neni 96 paragrafi 1 i Kartës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se “Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë nga GJND të jap mendim këshillëdhënës për çdo çështje ligjore”.
Gjykata ka konfirmuar që edhe pse një çështje mund të ketë karakter politikë, kjo nuk e privon nga karakteri ligjori i çështjes, për të vazhduar me faktin që, Gjykata nuk brengosët me motivet politike të cilat mund të jenë prapa kërkesës ose nga implikimet politike të cilat mund ti ketë mendimi këshillëdhënës. Për të ardhur në përfundim që Gjykata ka juridiksion për të dhënë mendimin e saj. Mirëpo, organi kryesor i drejtësisë i OKB-së gjithashtu shqyrtojë edhe faktin nëse ka apo nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj për të mos u përgjigjur në pyetje. Para se të konstatojë se Gjykata në rastin në procedurë nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj, ajo konkludoi se motivet e shteteve individuale të cilat kanë sponzoruar rezolutën me kërkesën për mendimin këshillëdhënës nuk janë relevante për Gjykatë. Gjatë shqyrtimit mbi formën dhe mënyrën e parashtrimit të pyetjes nga AP e OKB-së, Gjykata nuk e pa të nevojës të bëhen ndryshime në riformulimin e pyetjes. Menjëherë pas kësaj, presidenti i Gjykatës Hisashi Owada lexoi gjendjen faktike, për të filluar sipas neneve e procedurave të kërkuara të japë mendimin këshillëdhënës. Siç vërejmë GJND me shumë qartësi procedojë dhënien e mendimit të saj, duke shpjeguar deri në detal se mendimi është plotësisht ligjor dhe aspak politikë, pra siç edhe duhet të ishte.
Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, GJND konfirmojë se autorët e Deklaratës së Pavarësisë nuk ishin Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, dhe ata nuk kishin as një lidhje me kuadrin e kompetencave të përcaktuara nga IPVQ. Kjo nga fakti që në Deklaratë thuhet “Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë Deklarojmë pavarësinë e Kosovës…”. Po ashtu GJND konfirmojë se as Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por as Korniza Kushtetues nuk janë shkelur. Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk e cenon të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare.
Me t’i shqyrtuar edhe dokumentet e lartpërmendura, Gjykata thotë se Rezoluta 1244 nuk përmban ndonjë dispozitë që ka të bëjnë me statusin final të Kosovës dhe se kjo Rezolutë nuk ndalon autorët e deklaratës të 17 shkurtit 2008 nga lëshimi i deklaratës së pavarësisë. Prandaj nuk ekzistojnë ndonjë kundërshtim mes tyre. Po ashtu Gjykata merr në shqyrtim edhe Kornizën Kushtetuese të Kosovës, ku me këtë rast Gjykata jep mendimin se deklarata e pavarësisë nuk është lëshuar nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, pra nuk kemi kundërshtim, domethënë mes Kornizës Kushtetuese dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në favor të këtij mendimi ishin 10 gjykatës, kurse 4 kundër. Mendimi i Gjykatës ishte eksplicit dhe i qartë, duke vendosur drejtësinë para të gjitha gjërave. Esencialisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sjellë faktin që Kosova me pavarësinë e saj nuk e ka dëmtuar drejtësinë ndërkombëtare, dhe se para drejtësisë dhe botës është dalë mjaftë e fuqishme në të drejtën e saj për shtet. Me këtë mendim këshillëdhënës GJND e patentoi shtetësinë e Republikës së Kosovës. Siç e cekëm edhe më lartë karakteristik e rëndësishme në ketë proces gjyqësor është se para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, kanë marrë pjesë të gjitha shtetet anëtare permanente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me prezencën e tyre ato dëshmuan interesin më të madh të treguar ndonjëherë për proceset gjyqësore në këtë gjykatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?