LAJMI I FUNDIT:

Gjinushi kërkon zgjedhje të parakohshme

Gjinushi kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi tha të mërkurën se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm nga zgjedhjet e parakohshme dhe jo nga zgjedhjet lokale.

Sipas kreut të PSD-së, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza që nuk është më vetëm politike, por edhe ekonomike, sociale e institucionale.

Aleati i ngushtë i socialistëve shqiptarë në opozitë, Skënder Gjinushi akuzoi mazhorancën se është përgjegjëse për situatën e krijuar në vend.

Ai theksoi faktin se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të ndershme e të lira, pasi sipas tij, qeverisja aktuale po i ngjason asaj të Afrikës Veriore. /Telegrafi/