LAJMI I FUNDIT:

Gjilani përforcohet me shtatë futbollistë

Gjilani përforcohet me shtatë futbollistë

KF Gjilani është duke u përgatitur intensivisht për sezonin e ri që nis me 23 gusht. Gjilanasit, që garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, objektiv primar do ta kenë inkuadrimin në elitën e futbollit tonë. Krerët e këtij klubi e kanë shfrytëzuar mjaft mirë afatin veror, duke përforcuar skuadrën më shtatë futbollistë.

Drejtuesit e këtij klubi përmes një njoftimi kanë konfirmuar transferimet e bëra gjatë kësaj verë.

“Faton Maloku (Hajvalia), Vllaznim Jashari (Drita), Ilir Blakçori (Llapi), Ridvan Emini (Lepenci), Flakron Iberdemaj (Ulpiana) dhe Shqipdon Ademi (Ramiz Sadiku), janë lojtarët që kanë përforcar skuadrën tonë”, është thënë në njoftimin e KF Gjilanit.

Gjilani gjatë fazës përgatitore ka zhvilluar tri ndeshjes kontrolluese: Ramiz Sadiku-Gjilani (0-1), Gjilani-Prishtina (0-0) dhe Ferizaj-Gjilani (2-3).


Gjilanasit edhe në turneun “Bezi-Raci-Reshi”, kanë treguar performancë të mirë duke mundur Ferizajn (1-0) dhe duke barazuar me rivalin e qytetit, Dritën pa gola.

Drejtuesit e Gjilanit kanë bërë të ditur se deri të fillimi i kampionatit të ri, gjilanasit kanë planifikuar t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese, në mënyrë që edicionin e ri ta presin të përgatitur sa më mirë.

Drejtuesit e Gjilanit besojnë se skuadra e tyre do ta ketë fjalën kryesor në Ligën e Parë, dhe do të jenë skuadra kryesor në garën për inkuadrim në Superligë. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori