LAJMI I FUNDIT:

Gjilani ndez motorët

Gjilani ndez motorët

Klubi i futbollit Gjilani tanimë është privatizuar dhe kjo ka bërë që të ketë risi, të cilat kanë nisur me përforcime në lojtarë dhe udhëheqje të re të trajnerëve.

Sipas një njoftimi që ka dërguar ky klub, të mërkurën pritet të bëhet zyrtarizimi i pesë përforcimeve të reja.

Si transmeton Rajonipress, ky klub tashmë ka angazhuar futbollistët Labinot Haliti, Genc Sermaxhaj, Besart Morina, Armend Selmani dhe Artan Racajn.

Klubi pritet ta bëjë zyrtare edhe angazhimin e trajnerit të ri Muharrem Sahiti. /Telegrafi/