LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti gjerman – WURTH hapë dyqanin e parë modern në Kosovë!

Gjiganti gjerman – WURTH hapë dyqanin e parë modern në Kosovë!

WURTH është kompani ndërkombëtare e themeluar në vitin 1945 në Kunzelsau të Gjermanisë, me mbi 80,000 punonjës, lider në botë në industrinë e përpunimit të metalit, drurit, ndërtimtarisë dhe auto industrisë.

Brendi Wurth njihet për nga cilësia e produkteve, gamës së gjerë dhe siguria në produkte, të cilat janë dhe arsyeja e afërsisë së klientëve dhe besnikërisë së tyre ndaj kompanisë gjë që ka bërë ky brend të festoj shumë dekada në mbarë botën.

Drejtori i kompanisë në Kosovë z.Mahir Gani deklaroi:

WURTH GROUP me degën e saj në Kosovë operon që nga viti 2000 dhe këtë vit ka marrë vendim që të zgjerohet e të investoj në rritjen e pranisë në tregun e Kosovës, sot me datë 25/03/2022 kompania hapi dyqanin e parë modern të konceptit WURTH në zonën industriale Prishtinë – Fushë Kosovë.

Ky dyqan është fillim i një rrjeti dyqanesh që do të vazhdoj edhe në rajonet tjera të Kosovës, i cili do ju mundësojë blerësve qasje të lehtë dhe fleksibile.

Me rastin e hapjes kompania ka ofruar zbritje dhe promocione që do të vlejnë enkas dhe vetëm për këtë rast – deri nesër në ora 18:00.

Artikull i sponzorizuar