LAJMI I FUNDIT:

Gji-dhënia ul rrezikun nga diabeti

Gji-dhënia ul rrezikun nga diabeti

Hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë të publikuara në revistën Diabetes kanë treguar se gratë të cilat kanë dhënë gji kanë më pak gjasa për t’u prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i paraprin diabetit.

Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanë bërë të ditur se koha sa më e gjatë e dhënies gji ka pasur efekt më të rritur pozitiv.

Sindroma metabolike është pasojë e disa faktorëve të rrezikut që lidhen me diabetin dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa përfshin tensionin e rritur të gjakut, rezistencën në insulinë dhe shtresat yndyrore në zonën e abdomenit.

Studimi i ri ku kanë marrë pjesë 704 persona të cilët janë përcjellë për 20 vite, ka treguar se dhënia gji për më shumë se nëntë muaj ul rrezikun për sindromë metabolike për 56%./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori