LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do tё ketё njё satelit spiunazhi tё vetin

Gjermania do tё ketё njё satelit spiunazhi tё vetin

“Pёrgjimi mes miqve – kjo nuk shkon”, u shpreh kancelarja, kur doli nё pah qё shёrbimet sekrete tё SHBA-sё ishin interesuar edhe pёr celularin e saj. Tani RFGJ-ja do qё tё pajiset edhe vetë mё mirё pёr spiunazhin.

Teknikё tё sipёrmarrjes sё Bremenit OHB mund tё prodhojnё satelitё – nё fotografi nga arkivi i sipёrmarrjes, qё tregon njё punonjёs duke instaluar njё transportues hapёsinor.

Sipas njoftimit tё gazetave, Gjermania do tё ketё njё sistem tё vetin spiunazhi nё hapёsirё pёr Shёrbimin Federal Informativ (BND).


Kёtё muaj mund tё jepet mandati pёr ndёrtimin e tre satelitёve, njoftojnё gazetat e Rrjetit Redaksia Gjermani duke iu referuar qarqeve tё sigurisё nё Berlin.

Grupi i Besimit nё komisionin parlamentar pёr buxhetin nё Bundestag ka vёnё pёr kёtё 400 milionё Euro nё dispozicion. Vëllimi i pёrgjithshёm financiar nuk ёshtё bёrё i ditur.

Njё sistem me emrin “Georg”

Shёrbimi Federal Informativ duhet tё jetё nё gjendje “tё marrё shpejt dhe nё mёnyrё tё mёvetësishme informacione, pёr tё vlerёsuar shpejt dhe në mënyrë të pavarur gjendjen”, thuhet nё njё dokument nga kancelaria, tё cilin e kanё nё dorё edhe gazetat.

Airbus dhe koncerni Hapёsinor i Bremenit OHB ndёrkohё kanё bёrё ofertёn pёr sistemin “Georg” tё planifikuar pёr BND-nё. Nё Berlin spekulohet edhe pёr njё ofertё tё mundshme tё koncernit izraelit tё armatimeve IAI, i cili ndёr tё tjera prodhon edhe dronin “Heron”.

Nuk ёshtё e mjaftueshme, qё tё blihet material fotografik nё tregun komercial ose tё pyeten partnerёt, argumentohet nё kёtё dokument.

Grupi parlamentar i partisё “E Majta” ёshtё pozicionuar duke i refuzuar kёto plane.

“Bundeswehr-i disponon ndёrkohё njё sistem pёrkatёs, qё ndoshta mund tё optimalizohet”, i tha redaksisё sё rrjetit tё gazetave André Hahn, nёnkryetar i grupit tё Bundestagut pёr kontrollin e shёrbimeve sekrete.

Sipas kёtyre njoftimeve, edhe sistemi i Bundeswehr-it do tё ndёrtohet nga OHB.

Në trend Botë

Më shumë
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kalo në kategori