LAJMI I FUNDIT:

Gjenet e reja lidhen me mbipeshën

Gjenet e reja lidhen me mbipeshën

Një ekip i shkencëtarëve ndërkombëtarë ka zbuluar gjene të reja, që lidhen me rrezikun më të madh nga mbipesha, shkruan revista profesionale 'Nature Genetics'.

Në studim ishin përfshirë 260 mijë persona, ndërsa shkencëtarët kanë identifikuar 7 lokacione të gjeneve të lidhura me mbipeshën.

Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 4 lokacione që lidhen me gjatësinë, si dhe janë vërtetuar zbulimet e studimeve të mëhershme për gjenet që kanë ndikim në masat trupore.

Mekanizmat gjenetikë, që shkaktojnë mbi peshë ekstreme, u ngjajnë shumë mekanizmave të lidhura me format më të buta të rritjes së masës trupore, thuhet në studim./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori