LAJMI I FUNDIT:

Gjenet dhe ushqimi lidhen me Parkinsonin

Gjenet dhe ushqimi lidhen me Parkinsonin

Shkencëtarët gjermanë nga Ludwig-Maximilians-Universitat në Munchen, kanë identifikuar faktorë të ri gjenetik të rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit.

Njëkohësisht janë vërtetuar edhe lidhjet në mes të sëmundjes së Parkinsonit dhe metabolizmit dhe vitaminës B6, shkruan revista Annals of Neurology.

Analiza e neuroneve në 1200 persona me sëmundjen Parkinson dhe 2800 persona të shëndoshë ka treguar se një pjesë e caktuar e ADN-së ndikon në aktivitetin e enzimës së quajtur PDXK.

PDXK është përgjegjëse për shndërrimin e vitaminës B6 nga ushqimi i konsumuar në një formë aktive që është e patjetërsueshme në prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që lidhet me sëmundjen e Parkinsonit./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori