Gjenerali Buhler – shembull i një lidershipi të suksesshëm
Në kohën kur në Kosovë ka filluar të kontestohet roli dhe suksesi i misioneve të ndryshme ndërkombëtare, tani më në largim, por edhe të atyre akoma prezente në Kosovë, KFOR-i vazhdon të mbetet një ndër misionet më të respektuara nga populli i Kosovës si garantues i sigurisë në vend.
Jo rrallë, suksesi i një misioni, institucioni, organizate apo shteti indetifikoht me personalitetin e liderit të saj, prandaj edhe ne rastin e KFOR-it në Kosovë, pa e mohuar në asnjë moment rolin dhe kontributin e të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it, roli i Gjeneralit Majorit Erhard Buhler është i pakontestueshëm.
Përveç detyrave ushtarake KFOR-i ka treguar edhe aftësitë e tij humanitare duke i qëndruar pranë popullit të Kosovës dhe duke iu ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë qytetarëve të saj. KFOR gjatë tërë këtyre viteve të shërbimit të tij ka dëshmuar se është një forcë ushtarake që garanton sigurinë në Kosovë, dhe që di të përballet me kriza dhe të qëndrojë fleksibël ndaj situatave dhe sfidave në funksion të stabilitetit të vendit. Sot 12 vjet pas lufte, KFOR-i me kontributin e tij gjithëpërfshirës ka dëshmuar të jetë një histori suksesi.
Padyshim se një ndër figurat më emblematike dhe kontribuues i këtij suksesi në Kosovë është edhe gjenerali në largim i KFOR-it, Erhard Buhler.
Gjeneral Buhler e mori detyrën si komandant i KFOR-it në Korrik të vitit të kaluar, në kohën kur KFOR-i ballafaqohej me reduktimin e numrit të ushtarëve si rezultat i arritjes së një niveli më të lartë të sigurisë dhe në kohën kur Institucionet e Republikës së Kosovës gradualisht po i merrnin përgjegjësitë në fushën e sigurisë.
Ndër sfidat kryesore të Gjeralit Buhler tani në prag të përfundimit të misionit të tij si Komandant i KFOR-it padyshim ka qenë situata në veriun e Kosovës pas intervenimit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës me qëllim që të zbatohej vendimi i qeverisë së republikës së Kosovës për të zbatuar masat e reciprocitetit ndaj republikës së Serbisë, situatë kjo e cila kërkonte involvimin e KFOR-it në mënyrë që të parandalohej eskalimi i situatës.
Përfundimin e misionit të tij me sukses në Kosovë padyshim se e vërteton përvoja e tij ushtarake, karakteri i tij i sinqertë, afërsia me popullin e Kosovës, qëndrimet e tij të drejta dhe parimore, përpjekjet e tij për promovimin e tolerancës nacionale e fetare, përkushtimin e madh për ruajtjen e sigurisë, dhe garantimin e lëvizjes së lirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, këto më së miri gjejnë shprehje në natën e 26 dhe 27 korrikut, atëherë kur Gjenerali Buhler deklaron se ‘ne kemi forcë të mjaftueshme për të hapur rrugët dhe eliminuar barrikadat, por për hir të jetës së grave dhe fëmijëve’ të cilët përdoreshin nga ekstremistët dhe kriminelët serbë në veri të Kosovës për qëllimet e tyre të errta, do t’iu jepte rast negociatave.
Tanimë, vendimi i qeverisë së republikës së Kosovës për të zbatuar masat e reciprocitetit zbatohet në tërësi duke e përfshirë edhe veriun e Kosovës,
Gjeneral Buhler është një ndër mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, institucioneve dhe popullit te saj, ai gjithmonë ka shprehur besimin në ngritjen dhe ndërtimin sa më të suksesshëm të FSK-së, në rrugën e saj drejt përmbushjes së kapaciteteve të plota operacionale, ngritjes profesionale dhe përmirësimin e imazhit te saj ne rajon dhe me gjere.
Buhler gjithmonë është shprehur i bindur për të ardhmen e suksesshme të kësaj force në Kosovë, ashtu edhe u siç u shpreh në konferencën e fundit për shtyp se ‘FSK ne dhjetor të këtij viti do të ishte komplet operacionale’, kjo edhe mund të kualifikohet si një ndër arritjet më të mëdha në funksion të ngritjes së kapaciteteve institucionale të sigurisë, pra Kosova më në fund do të kishte armatën e saj të gatshme për tu përballur me sfidat e sigurisë në Kosovë dhe poashtu e gatshme për misione ndërkombëtare dhe në rrugën e saj për tu bërë anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO-s.
E çka është më e rëndësishmja, të ndihmojë shumë në zhvillimin e FSK-së, përkatësisht në përgatitjen e saj që më në fund të marrë përgjegjësinë e saj si mision historik i kësaj organizate, ruajtjen dhe garantimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.
Edhe pse gjithmonë i rezervuar në qëndrimet e tij lidhur me statusin e Kosovës, që sipas tij ishte gjithmonë çështje politike, ai ka qenë i vendosur sa i përket ruajtjes së tërësisë territoriale të saj duke thënë se Kosova është unike dhe e pandashme.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Erhard Buhler, gjithashtu ka vlerësuar se lufta e ish- pjesëtarëve të UÇK-së ka qenë përpjekje për të shmangur krimin dhe për të parandaluar dëbimin e popullit shqiptar nga Kosova, kualifikimi më i drejtë dhe më normalë për sa i përket historisë së re të Kosovës.
Komandanti Buhler do të mbetet një nga personalitetet më të dalluara në Kosovë dhe gjithashtu një mik i madh për popullin e Kosovës. Ai ka arritur që gjatë misionit të tij të rrisë rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, sigurinë e këtij vendi dhe të fitojë respektin e qytetarëve të saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti