LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan shpreh gatishmëri për ndihmë FSK-së

Gjenerali amerikan shpreh gatishmëri për ndihmë FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shchwartz.

Sipas një njoftimi, Rama e ka njoftuar gjeneralin amerikan me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, Rama i ka paraqitur paraqiti gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së e gjithashtu edhe të kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës.


Po sipas njoftimit, Shchwartz shprehu gatishmërinë që FSK-në ta mbështesë me trajnime dhe shkollime për kapacitetet aktuale, që FSK-ja ka aktualisht sipas misionit; si fusha e kërkim-shpëtimit, etj., si dhe u shpreh se do të analizohen mundësitë dhe do të identifikohen fushat e mbështetjes edhe për të ardhmen.

Më pas, bëhet e ditur se komandant Rama dhe gjenerali Shchwartz vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), të FSK-së në kazermën “Evropianët e rinj” në Pomozatin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori