Gjeneralët e lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se aleanca duhet të përgatitet për sulmet ruse ndaj objektivave në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, nëse Kremlini vendos për zgjerimin e luftës përtej Ukrainës
Në një intervistë për gazetën britanike, The Times, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, komandanti i qendrës logjistike ushtarake të NATO-s në Gjermaninë jugperëndimore, u bëri thirrje aleatëve që të heqin barrierat që pengojnë lëvizjen e trupave dhe pajisjeve, e cila gjë bën që vendeve t’iu vështirësohet puna për përdorin e armëve dhe pajisjeve të njëri-tjetrit në kohë krize.
Ndërsa shumica dërrmuese e burimeve dhe vëmendja ushtarake ruse ka ngecur në Ukrainë, ekziston shqetësim i thellë për hapat e mundshëm të ardhshëm. Udhëheqësit e NATO-s sugjerojnë se aleanca ka një mundësi, e cila mund të zgjasë deri në tre vjet për të konsoliduar mbrojtjen e saj kundër një ofensive të mundshme ruse në territorin e aleancës, transmeton Telegrafi.
Sollfrank dhe gjeneralë të tjerë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda shqetësohen se në këtë skenar, rusët do të sulmonin thellë prapa vijave të frontit në një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe ushtarake të nevojshme për të mbështetur përpjekjet e luftës.
Gjermania ka të ngjarë të veçohet si një “pushtet” qendror për përforcimin dhe linjat e furnizimit të NATO-s në Evropë, thanë ata. Objektivat e mundshëm variojnë nga fabrikat e municioneve dhe qendrat e komandës deri te termocentralet, urat dhe hekurudhat.
Këto paralajmërime bazohen pjesërisht në luftën në Ukrainë, ku Rusia ka nisur sulme të rënda ajrore dhe raketore larg vijave të betejës ndërsa ukrainasit gjithashtu po synojnë gjithashtu deponitë e municioneve, postet komanduese dhe depot e karburanteve brenda territorit të Rusisë.
Sot, frenimi i pushtimit nuk është vetëm një çështje e fuqisë ushtarake, por aftësisë për ta arritur atë aty ku duhet brenda disa ditësh dhe për të vazhduar ta bëjmë këtë gjatë një lufte që mund të zvarritet me muaj apo edhe vite.
Gjatë fundjavës, Bild raportoi se forcat e armatosura gjermane kishin filluar planifikimin për këtë mundësi, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe sabotimet ruse kundër objektivave gjermanë. Thuhet se parashikohet vendosja e trupave për të mbrojtur pikat kritike në rrjetin logjistik.
Perspektiva e sulmeve raketore ruse i ndërlikon më tej gjërat. Përgjigja e qartë është ngritja e një mburoje të mbrojtjes ajrore dhe raketore mbi vende veçanërisht të rëndësishme.
Megjithatë, këto sisteme mund të mposhten nga një numër i madh sulmesh ose mund të anashkalohen duke përdorur mjete të tilla si sabotimi, bllokimi dhe lufta kibernetike.
Një tjetër dhimbje koke e rëndësishme për planifikuesit e NATO-s është rrëmuja e madhe e rregulloreve që kufizojnë shkëmbimin dhe transportin e pajisjeve ushtarake, jo vetëm midis vendeve, por edhe midis pjesëve të ndryshme të Gjermanisë. Ushtrimet ndërkufitare shpesh përfshijnë sasi marramendëse dokumentesh që do të kushtonin kohë kritike në një krizë ushtarake.
Për disa vite, udhëheqësit e aleancës kanë shpresuar të krijojnë një ekuivalente ushtarake me zonën Shengen, e cila lejon një udhëtim kryesisht pa viza midis vendeve pjesëmarrëse.
Tani po zhvillohen bisedime për të krijuar një seri “korridoresh ushtarake” në të gjithë Evropën dhe rezultatet mund të shpallen përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Uashington në muajin korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania