LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

LAMM në mëngjesim e sotëm kumtoi se në vendkalimin kufitar Dellçevë, për shkak të problemit me sistemin kompjuterik të doganave, është në ndërprerje qarkullimi i automjetejve për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit (ky informacion vlen vetëm nga ana e Maqedonisë).

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa, ndërsa intenziteti i komunikacionit në mjediset jashtë qyteteve është mesatar.


LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit rrugor./Telegrafi/