LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesa. Në disa vende kryesisht më të larta korsitë janë të lagura dhe duhet të kihet kujdes i veçantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe të respektohen shenjat e komunikacionit.

LAMM njofton se mund të ketë rreshqitje të tokës në disa rrugë: Koçani-Dellçevë, Vinica-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Vele dhe Resnjë-Bukovë./Telegrafi/