LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe nëpër korsi të thata.

LAMM rekomandon vozitje të kujdeshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Në disa rrugë dhe gryka malore është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në akset: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Gositvar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë dhe Resnjë-Bukovë.


Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/