LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në kalimin në Gjavato është larguar sot në mëngjes në orën 08:45, njoftojnë nga LAMM.

Ndërsa ndalesa për lëvizjen e makinave të rënda ka në kalimin në Strazhë, si dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe fshati Shipkovicë-Kodra e Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksin Shipkovicë-Kodra e Diellit për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur në 40 metra.


Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet në rrugë të lagura. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Krushevë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë, Kriva Pallankë, Stracin, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod, Dibër dhe Prilep.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/