LAJMI I FUNDIT:

Gjatë fundjavës mot i ndryshueshëm në Kosovë

Gjatë fundjavës mot i ndryshueshëm në Kosovë
Foto: Arkiv

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, të shtunën mund të ketë reshje shiu, kurse të dielën mot i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.

“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar”, njofton IHK, transmeton Telegrafi.


Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.

Ndërsa të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori