LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet bisedime Kosovë-Serbi, pa rezultate

Gjashtë vjet bisedime Kosovë-Serbi, pa rezultate

Janë bërë më shumë se gjashtë vjet prejse ka nisur bisedimet mes palës serbe dhe asaj shqiptare. Shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, ani pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla.

Përfaqësues të opozitës po vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen të ashtuquajturës “faza përmbyllëse” e këtij procesi.


Ndonëse janë bërë më shumë se gjashtë vjet prejse ka nisur ky dialog, shumë prej marrëveshjeve nuk kanë gjetur ende zbatim, ani pse në Bruskel janë nënshkruar 38 të tilla. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se procesi në fjalë nuk ka pasur thuajse fare transparencë.

Ata me këtë rast kanë konsideruar se tash e tutje duhet nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të përcaktohet afati kohor se deri kur duhet të vazhdojë ky proces, shkruan Zëri.

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” vlerësojnë se nuk mund të vazhdohet me një fazë të re të dialogut pa rishikimin e marrëveshjeve të arritura deri më sot, përfaqësuesit e tjerë të opozitës thonë se deri te një fazë e tillë nuk mund të kalohet pa një konsensus të brendshëm politik.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori