Herpesi mund të zhduket vetvetiu në rreth dhjetë ditë, por në qoftë se doni që të përshpejtoni shërimin, mund të përdorni disa mënyra natyrore.
Anila Mirdita
Herpesi i buzës është një infeksion i shkaktuar nga një virus i quajtur Herpes Simplex dhe është ngjitës. Prania e tij në trup mund të jetë e fshehur për periudha të gjata dhe të shfaqet nëpërmjet formimit të flluskave dhe lezioneve në buzë apo në skajet e tyre, në periudha të caktuara të stresit apo lodhjes.
Herpesi mund të zhduket vetvetiu në rreth dhjetë ditë, por në qoftë se doni që të përshpejtoni shërimin, mund të përdorni edhe këto mënyra natyrore:
1) Propolisi – Një studim ka zbuluar se propolisi është aktiv kundër virusit herpes simplex 1, duke parandaluar virusin të hyjë në qelizat e trupit dhe duke bllokuar përhapjen e tij.
2) Vajrat esenciale – Në lidhje me vajrat esenciale, konsiderohet efektive që të aplikohen direkt në zonën e prekur, vaji ‘tea tree’ ose vaji esencial i mentës, të cilët depërtojnë në lëkurë dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë kundër virusit herpes simplex.
3) Aloe Vera Gel – Aplikoni aloe vera në zonën e infektuar. Aloe zvogëlon dhimbjen dhe shpejton procesin e shërimit.
4) Resveratroli – një përbërës që gjendet në rrushin e kuq, ka treguar efikasitet kundër virusit herpes simplex. Aplikohet disa herë në ditë.
5) Çaj melisa – Gjethet e thara të melisës aplikohen në formën e kompresës së ngrohtë me ndihmën e një pambuku, në mënyrë që të zbutet kruarja dhe dhimbja. Kompresat përgatiten pasi i kemi zier gjethet e melisës. Melisa ka veti antivirale.
6) Echinacea – Pomada natyrale që përmbajnë bimën Echinacea rekomandohet për të përshpejtuar shërimin e herpesit dhe për të lehtësuar parehatinë që shkakton ky virus. Preferohet që Echinacea të konsumohet edhe si çaj sepse ka veti anti-inflamatore dhe imuno-stimuluese, të dobishme për trajtimin e herpesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania