LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi

Gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi

Eksodi i Barcelonës në afatin kalimtar të verës pritet t’i përfshij gjashtë futbollistë, të cilët mund të kenë luajtur ndeshjen e fundit në shtëpi me fanellën e klubit katalunas.

Barcelona fitoi me stil ndeshjen e fundit në shtëpi për sezonin 2023/24, duke mposhtur Rayo Vallecanon me rezultat 3-0 në kuadër të La Ligas.

Por, kjo në fakt mund të jetë ndeshja e fundit në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’ për disa që u paraqitën në lojë.


Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Lexo po ashtu Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Sipas gazetës Mundo Deportivo, deri në gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi.

Kjo përfshin emra të mëdhenj lojtarësh si Joao Felix, Joao Cancelo, Raphinha, Marcos Alonso, Ronald Araujo dhe Vitor Roque.

Dy emnakët portugez janë aktualisht në huazim dhe nuk është marrë asnjë vendim nëse ata do të nënshkruhen përgjithmonë nga katalunasit.

Edhe sulmuesi brazilian, Vitor Roque, thuhet se do të largohet nga klubi gjatë verës.

Barça thuhet se është gati të shesë Araujon dhe Raphinha për tarifa të mëdha.

Kjo po planifikohet për të ndihmuar në përmirësimin e situatës financiare të klubit dhe për të shtuar më shumë para në buxhetin e transferimeve të verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Barcelona mund të humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Osasunas, vetëm një copë letër mund ta shpëtojë

Ndërkombëtare
Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Djali i Cristiano Ronaldos mund të luajë për pesë kombëtare, duke përfshirë vendin e stërgjyshes së tij

Ndërkombëtare
Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Logan Paul sfidoi Messin për një luftë, truproja hidhet menjëherë për të mbrojtur nderin e shefit të tij

Ndërkombëtare
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Al-Hilal tundon Barellan me një pagë vjetore marramendëse

Al-Hilal tundon Barellan me një pagë vjetore marramendëse

Ndërkombëtare
Kalo në kategori