Herë pas here është ide e mirë që të fikni TV dhe të dëgjoni muzikë. Sepse kjo gjë u bën mirë jo vetëm fëmijëve, por të gjithë familjes. Dhe për këtë ekzistojnë disa arsye tepër interesante.
Studime klinike kanë treguar se dëgjimi i muzikës qysh herët në fëmijëri është një instrument efikas i rritjes, përderisa favorizon aktivizimin e sistemit lëvizës dhe atë intelektual. Është i dobishëm edhe nga pikëpamja e zhvillimit emotiv: favorizon përfshirjen, pjesëmarrjen dhe socializmin. I bën mirë trurit: sepse stimulon kujtesën, kontribuon në uljen e nivelit të stresit dhe përmirëson humorin. Një grup shkencëtarësh nga Mc Gill University nga Montreal ka shqyrtuar 400 studime të cilat vënë në lidhje muzikën dhe shëndetin.
Në krye të projektit, Daniel J. Levitin muzikanti i parë rok dhe producent muzikor, ekspert i vërtetë i këtij sektori: si neuroshkencëtar, përveçse ka udhëhequr grupin e kërkimit, ka shkruar edhe libra të shumtë që vënë në evidencë lidhjen mes muzikës dhe shëndetit. Ai më i njohuri është “Bëhu nga muzika” nëpërmjet të cilit ka treguar se muzika stimulon një numër të pjesëve superiore të trurit dhe çdo aktivitet tjetër.
Një studim i Universitetit të Tajvanit thotë se dëgjimi i një kënge përpara zhvillimit të një provimi përmirëson performancën. Mjafton vetëm një këngë: tri-katër minuta maksimumi dhe një melodi prekëse do të mund t’ju përmirësojnë kujtesën. Dhe ky nuk është efekti i vetëm i të dëgjuarit muzikë. Ja se pse të dëgjuarit muzikë, bashkë me familjen, duhet ta ktheni në një zakon:
1- Për t’u plakur më mirë
Një studim i shfaqur në “Journal of Neuroscience” shpjegon se studimi i muzikës që në vegjëli garanton një tru më në formë edhe në pleqëri. Studimi i një instrumenti muzikor, të paktën për një vit, do të mund të kishte efekte të drejtpërdrejta në lëvoren e trurit dhe do të përmirësonte edhe lidhjen mes neuroneve. Efektet do të ishin afatgjata, edhe pse nuk do të mund t’i binit më një të tilli.
2- I bën mirë trurit
Dëgjimi i muzikës u bën mirë shumë zonave të trurit. Njërës në veçanti: zonës së Brokës, pjesës së trurit e cila i dedikohet gjuhës ose të folurit. Më mirë të filloni qysh të vegjël për të fuqizuar efektin. Përveçse në shkollë, ku mund të dëgjoni këngë apo melodi të ndryshme, edhe në shtëpi luajtja me objekte muzikore dhe dëgjimi i muzikës sa herë të kishit mundësi do të ishte një ide mjaft e mirë.
3-Ju bën të lumtur
Një studim i universitetit “Missouri” ka treguar se muzika përmirëson gjendjen e shpirtit. Nivelet më të larta të lumturisë arrihen duke dëgjuar muzikë alegro. E gjitha është shkruar në “Journal of Positive Psychology”.
4-I bën mirë zemrës
Dëgjimi i Verdit, Puncinit dhe Bethovenit i bën mirë zemrës. Simfonitë e tyre në fakt, stërvitin frekuencën kardiake dhe ulin presionin e gjakut. Kjo thuhet nga një studim i prezantuar nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit. Ata kanë zbuluar se këngët të cilat na vënë më në lëvizje, mund të përshpejtojnë rrahjet e zemrës.
5-Është e dobishme për adoleshentët
Në librin “L’età incerta”, Silvia Vegetti Finzi, thotë se muzika u flet adoleshentëve: ajo shpreh atë që ata nuk arrijnë të thonë, por që e mendojnë shumë, shkruan Shqip. Ka një fuqi të jashtëzakonshme qetësuese: u lejon që t’u japin domethënie emocioneve.
6-Stimulon kujtesën
Jo vetëm dëgjimi i muzikës, por edhe rënia e një instrumenti është e i rëndësishëm qysh në moshën e fëmijërisë. Këtë e demonstron një studim i ri i publikuar në revistën “Journal of American Academy of Child & Adolescent Psychiatry” i kryer nga universiteti Vermont College of Medicine (SHBA): pasioni pas një instrumenti muzikor stimulon kujtesën, favorizon vëmendjen dhe aftësinë për të planifikuar të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë