LAJMI I FUNDIT:

“Gjallë!” Përfaqëson Shqipërinë në Hollywood

“Gjallë!” Përfaqëson Shqipërinë në Hollywood

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, ka njoftuar se filmi "Gjallë!" i filmbërësit Artan Minarolli do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 82-të të Academy Awards.

Edhe pse ministria e Kulturës e Shqipërisë nuk ka konfirmuar asgjë, “Shekulli” ka publikuar njoftimin zyrtar të AQSHF-së ku thuhet se filmi shqiptar “Gjallë!” do të konkurrojë në kategorinë "Filmi më i mirë në gjuhë të huaj" për vitin 2010.

"Me kënaqësi ju njoftojmë se Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga MTKRS-ja zgjodhi filmin ‘Gjallë!’ të regjisorit Artan Minarolli për të përfaqësuar Shqipërinë për çmimet Oskar në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82-të në vitin 2010”, thuhet në njoftimin zyrtar të AQSHF-së, drejtor i të cilit është vetë regjisori Minarolli.