"Perftoran" është i shkëlqyeshëm për ruajtjen e funksioneve jetike të organeve dhe indeve. Më mirë se ilaçet e tjera, ai i transporton nëpër organizëm gazrat dhe substancat e tjera, thonë ekspertët.
"Perftoran" u paraqit në treg disa vjet më parë, edhe pse shkencëtarët sovjetikë e zbuluan qysh në vitet 1970.
"Gjaku i kaltër", siç e quajnë ekspertët "perftoranin", përbëhet nga fluorokarboni, i cili mund ta kryejë funksionon e shkëmbimit të gazeve, sikurse gjaku natyral.
Ky ilaç i vlefshëm e ka një histori të pazakontë.
Për arsye të panjohura, ai ishte i ndaluar në BRSS, ndërsa krijuesi i tij pas një përndjekjeje në media dhe bastisjes në shtëpi, sipas versionit zyrtar, "bëri vetëvrasje".
"Perftoran" është më efikas se qesja tradicionale për transfuzion me eritrocitet e koncentruara, sepse nuk i bart sëmundjet dhe i përshtatet secilit grup të gjakut.
Ky ilaç mund të ngrihet dhe shkrihet pesë herë, ndërsa afati i përdorimit është dy vjet, ndërsa eritrocitet e koncentruara mund të përdoren vetëm një muaj e gjysmë.
Megjithatë, disavantazhi i këtij ilaçi është aplikimi i shtrenjtë në situata të vështira, kur vjen deri tek humbja e sasisë së madhe të gjakut dhe nevojitet transfuzioni urgjent. Kjo është arsyeja se pse në komunitetin mjekësor rus ”perftorani” nuk është aq i popullarizuar sa gjaku i dhuruesve vullnetarë.
Vetëm transfuzioni i parë për një pacient kushton rreth 50,000 rubla (më shumë se 1200 dollarë). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh